Se Shpejti - Kjo resume do te jete e disponueshme ne
shume gjuhe te huaja. ![]() Bibla qe perdoret nga te krishteret perbehet nga 66 libra qe ndahen ne dy grupe: Dhiata e Vjeter e Dhiata e Re. Gjate nje periudhe prej 1500 vjetesh, 40 autore te ndryshem shkruan mesazhe te dhena nga Zoti. Keto mesazhe te kombinuara permbajne nje informacion te rendesishem ne fushen e historise, shkences, shendetit, psikologjise e disa temave te tjera. Megjithate, tema qendrore e Bibles eshte kjo: Zoti i gjithefuqishem e i perjetshem e krijoi njerezimin per Lavdine e Kenaqesine e Tij. Ky Zot, permes njohurise se Tij hyjnore, e dinte se njerezit qe Ai krijoi, do ta perdornin dhuraten e vullnetit te lire per te rebeluar kundra Tij e qeverisjes se Tij. Ky rebelim, qe quhet mekat, do ta ndante njeriun nga marredhenia e tij me Zotin.
Filmi "Historia e Zotit: Nga krijimi ne Perjetesi" paraqet nje pamje te pergjithshme te Bibles, duke vene ne dukje planin e premtuar te Zotit. Shpetimtari i premtuar, Jezusi erdhi. Gjate jetes ne toke, Ai beri te njohur dhe demonstroi se gjithcka e shkruar rreth Tij ne librat e Dhiates se Vjeter, duke perfshire edhe detajet me te vogla, do te plotesohej, 100 per qind, e ashtu ndodhi. Nje prove domethenese e autoresise hyjnore te Bibles eshte fakti qe Biblia eshte i vetmi liber i shkruar ne historine njerezore, qe permban profetizime qe jane provuar te jene 100 per qind te sakta. Per te inkurajuar ata qe s'kane shume njohuri rreth Bibles, filmi"Historia e Zotit" shfaq shume nga profetizimet e Dhiates se Vjeter qe e paraqesin Jezusin si Shpetimtarin e premtuar nga Zoti. Edhe pse pjesa me e madhe e Bibles u shkrua nga pasardhes te Abrahamit, Isakut e Jakobit (te njohur si Bijte e Izraelit ose Hebrenjte) nje lexim me vemendje i Bibles, ve ne dukje se Zoti nuk ben dallime mes njerezve. Pavaresisht nga mosha, gjinia, raca, mjedisi etnik, gjendja arsimore, sociale apo ekonomike, Zoti shtrin doren e Tij duke ofruar dashuri per te gjithe njerezimin. Biblia ben te njohur se kerkesat e Zotit ndaj gjithe njerezimit jane te njejta. Ne te thuhet se te gjithe duhet te shikojne Jezusin si te vetmen rruge kthimi te Zoti. Mesazhi i Zotit na meson se asnje akt njerezor sado fisnik qe te jete, asnje fe sado e moralshme, mund te mbylle boshllekun midis njeriut mekatar e Perendise.
Sic shihet ne filmin "Historia e Zotit", Jezusi vete deklaron ne Bibel: "Une jam udha, e verteta dhe jeta, askush nuk vjen tek Ati pervecse nepermjet meje." Gjoni 14:6 Nese keni audio-karte ne kompiuterin tuaj, mund edhe ta degjoni "Historine e Zotit". Nese doni ta keni te gjithe filmin, ne vidio e audio gjithashtu, mund te kerkoni ne "How to Obtain a Video" ose ne " Distributors of Specific Languages" Ne, pjesetaret e Projektit "Historia e Zotit", mirepresim cfaredo sponsorizim per gjuhe te vecanta apo kontribut per te na ndihmuar ne vazhdimesine e perkthimit te Historise se Zotit ne gjuhe te tjera. Ne disa gjuhe, ne i shesim ministrive te ndryshme vidio-kaseta origjinale, per t'i shumefishuar e me pas shperndare kopjet e "Historise se Zotit". Ne disa vende vazhdojme te ofrojme mundesine per partnere ne shperndarjen e "Historise se Zotit". Per me teper informacion rreth Bibles apo "Historise se Zotit", mund te dergoni email miller@pe.net Ju lutemi te na shkruani ne anglisht. Nese kjo s'eshte e mundur, ne do t'ju pergjigjemi ne gjuhen tuaj, por kjo mund te marre shume kohe, sepse do te na duhet te gjejme dike jashte zyres sone per ta perkthyer letren tuaj. Edhe pse ne po e pergatisim "Historine e Zotit" ne shume gjuhe te ndryshme, zakonisht perkthimi dhe tregimi behet ne vendin ku ajo gjuhe eshte amtare. Ne bazen tone ne Kaliforni, SHBA, ne pjesetaret e Projektit "Historia e Zotit", flasim anglisht. Jini te sigurte se nese ju na pergjigjeni, edhe pse me nje anglishte te thjeshtezuar, ne do t'i vleresojme shume perpjekjet tuaja per te na u pershtatur. Ne letren tuaj, ju inkurajojme qe te shkruani te njejten pergjigje edhe ne gjuhen tuaj. Nese ne s'mund ta kuptojme ne anglisht, do te kerkojme nje perkthyes nga jashte te na ndihmoje per ta lexuar e pergjigjur. |